Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

- Advertisement -

Rahoveci 029 ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Golden Eagle Yllit dhe ka siguruar mbetjen në Superligë.

Me fitoren e së mërkurës mbrëma në Suharekë, Rahoveci 029 ka siguruar mbetjen në Superligë, përkatësisht përfundon në vendin e shtatë.

Ndërkohë nga Superliga largohet Vëllaznimi i Gjakovës.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Rahoveci 029 triumfoi në Suharekë pas vazhdimeve pasi koha e rregullt përfundoi 75:75.

Vëllaznimi ka mposhtur Pejën në xhiron e fundit, por fitorja nuk i mjaftoi.

Sigal Prishtina përfundoi e gjashta, Rahoveci 029 i shtati dhe Vëllaznimi i teti.

Ndeshja mes Yllit e Rahovecit 029 u vendos vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave. Në kohën shtesë rahovecasit i shënuan 14 pikë dhe i pësuan tetë për fitore 89:83 në fund.

Kentrell Pullian u dallua te Rahoveci 029 me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Scott Bamforth i kishte 18 pikë, dhjetë asistime e gjashtë kërcime te Ylli, që do të luajë në çerekfinale të plejofit.

Të mërkurën mbrëma në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Pejën me rezultat 88:82.

Të ngjashme

Të fundit