28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Rahoveci 029 debuton me fitore në Superligë

- Advertisement -

Ekipi i ri i Superligës, Rahoveci 029 ka nisur mbarë stinorin debutues aty, duke shënuar fitore ndaj Borës së Prishtinës dhe atë si mysafir sonte, për fitoren me 11 pikë dallim, 84-95.

Rahoveci 029 që ka trajnerin e vetëm vendor në Superligë, Bujar Locin, ka bërë dallim të madh në rezultat gjatë pjesës së parë të duelit, 35-54. Disavantazhi prej 19 pikëve ka qenë i pakapshëm për Borën e Lubomir Minchevit përkundër mundit të treguar gjatë pjesës së dytë, pasi që vreshtarët menaxhuan mirë periodat e mbetura të lojës për të arritur te fitorja.

Pullian me 24, Weeks me 23 dhe Umipig me 23 pikë kanë qenë armët kryesore të Rahovecit 029 në fitore, ndërsa te Bora mundi i kapitenit Adem Mekic me double-double prej 17 pikëve dhe 13 asistimeve nuk mjaftoi.

Te vreshtarët me double-double luajti Fisnik Rugova, përvoja e të cilit u vërejt në lojë, të cilën ai e përfundoi me 11 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.

Të ngjashme

Të fundit