21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Rahovec: Osmani hap Hardh Fest-in me ceremoninë e prerjes së kalaveshit të rrushit (Video)

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka hapur edhe zyrtarisht festivalin Hardh Fest në Rahovec me ceremoninë e prerjes së kalaveshit të rrushit.

Në praninë e mediave të shumta dhe e shoqëruar nga ministrat Faton Peci, Rozeta Hajdari, kryetari i komunës Smajl Latifi dhe shumë zyrtarë të tjerë, Osmani e bëri prerjen e kalaveshit të parë të rrushit, kokrrat e të cilit edhe i shijoi menjëherë.

“Me bereqet”, ishte urimi i saj drejtuar kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

vjosa osmani, rahovec, hardh fest, rrushi, festival

Më pas e para e shtetit me anë të një lidhjeje live në llogarinë e saj në Facebook, ftoi të gjithë qytetarët që ta vizitojnë Rahovecin dhe Hardh Festin, festival i cili zgjat tre dite me aktivitete të shumta dhe për të gjitha moshat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit