9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ragmi Mustafi: Gjykata e Serbisë në mbështetje të Vulinit, promovon urrejtje kundër shqiptarëve

- Advertisement -

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi , e ka dënuar vendimin e Gjykatës Supreme në Serbi, që mos të dënohet fashisti, Aleksandar Vulin.

Ky i fundit kishte fyer shqiptarët.

Postimi i plotë:

Kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të ZavedësKryeministërit Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që promovojnë përçarje e urrejtje kundër shqiptarëve.

Në vend që të dënonte atë që bën publikisht thirrje për qasje diskriminuese, nxitje të dhunës dhe intolerancës ndaj komunitetit shqiptar si qëllimi i Vulinit – atëbotë në cilësinë e ministrit të mbrojtjes, ajo e merr në mbrojtje.

Termi i tij i përdorur “šiptar” nuk është thjesht një fjalë. Është përpjekje për të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i përjashtuar, për t’i kriminalizuar dhe për t’i çuar në një ndarje të thellë etnike.

Vendimi i Gjykatës Supreme e çon këtë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Me përfundimin e saj plotësohen të gjitha kushteve ligjore, që Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg të bëhet i vetmi destinacion i yni i radhës.

Padia, e ngritur që më 25 gusht 2019, për diskriminim, kriminalizim, nxitje dhune dhe gjuhë denigruese, tani përfundimisht merr një tjetër dimension. Dhe mos të mendojmë që kemi të bëjmë vetëm me një figurë të fuqishme politike – kjo është një provë e madhe për një drejtësi që refuzon të mbrojë të drejtat themelore të njeriut.

Le të jetë e qartë: nuk harrojmë e nuk do të ndalemi. Kjo nuk është vetëm betejë ligjore; është betejë për dinjitetin, për të drejtat e shqiptarëve dhe për respektin e tyre. Strasburgu do të jetë një arenë ku do të kërkojmë me ngulm atë që na mohohet sot në Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit