Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Ragmi Mustafin këshilltar të zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.
“Ragmi Mustafi emërohet Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim evropian, zhvillim dhe dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin e siguruar nga portali Demokracia.
Një orë më parë ai ka postuar fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur i lumtur për sigurimin e teksteve për nxënësit e Luginës.
Mustafi nuk ka folur ende për këtë vendim.
https://m.facebook.com/ragmi.mustafa/posts/10229334269637023?ref=embed_post&wtsid=rdr_021Kj3e6rc6fmcmL5