Kandidati për deputet i PDK-së, Ragip Xhaka, ka thënë se rritja e dy djemve të tij, Granitit dhe Taulantit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, ndonëse thotë se njerëzit e shohin si diçka shumë të lehtë.
Xhaka në FRONTAL të T7 ka thënë se me çdo kusht ka tentuar që t’i shtyjë përpara, dhe t’i motivojë edhe në aspektin profesional por edhe sa i përket çështjes kombëtare.
“Njerëzit mendojnë që ka qenë shumë rrugëtim i lehtë. E marrin në mënyrë të kallajshme, të lehtë, thonë lehtë u banën këta. Por unë e thash edhe ma herët, ikja ime nga Kosova, inkuadrimi në LPK, gjithmonë mendjen e kam pasë, që nëse vjen deri tek fëmijët e mi, t’ua tregojë historinë. Dhe pastaj rritja e këtyre dy djemve, ka qenë një rrugë shumë e rëndë. Kam pasë shumë sende që me cdo kusht kam tentuar që t’i shtyjë përpara. Kam ditë të flasë me ta, t’i mitovojë, edhe profesionalisht, por edhe në mënyrën kombëtare. Sfidat e këtyre dyve, në një shtet tjetër të panjohur, kanë punuar shumë, jam krenar me ta, s’ka pas njeri në botë që ka mundur t’ua marrë atë që e kanë”, ka thënë Xhaka në FRONTAL.