Granit Xhaka ishte kryefjala e ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Zvicrës.
Papritmas, tifozët e Kosovës filluan të vërshëllenin vazhdimisht sa herë që Xhaka merrte topin.
Pas ndeshjes, Granit Xhaka u pa në një diskutim të tensionuar me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berisha.
E babai i Granitit, Ragip Xhaka e ka sqaruar këtë situatë, duke thënë se Berisha i kërkoi falje kapitenit të Zvicrës.
“Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer dhe që “Dardanët” nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por, tifozët e tjerë që kanë qenë prezent”, tha Ragip Xhaka.
Zvicra dhe Kosova barazuan mbrëmë 1:1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.






