17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Rafuna: Vendimin që bizneset të dalin në treg të hapur energjetik do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

- Advertisement -

Vendimi që nga 1 qershori bizneset në Kosovë të dalin në treg të hapur energjetik, po kundërshtohet fuqishëm nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës deklaroi se kushtet që po kërkohen nga shteti sipas këtij vendimi nuk përkojnë me realitetin, siç është për shembull kushti që bizneset me “mbi 50 punëtorë ose 10 milionë qarkullim, do bëjnë që të mbyllen shumë biznese që janë në fillimet e tyre”.

Pikërisht për këtë, Rafuna tha se do ta sfidojnë atë.

Vendimin e shtetit në emër të interesit publik, Rafuna tha se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Energjia është edhe interes publik. Ne iu kemi drejtuar edhe avokatit të popullit, kanë punuar juristët e Odës me juristët e Avokatit të Popullit që në mungesë të institucioneve t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e vendimit. E kemi dërguar tek Avokati i Popullit, tash rasti është duke u shqyrtuar në procedurat e tyre të brendshme që në emër të interesit publik të dërgohet në Kushtetuese”.

“Se shqetësimi jonë ka të bëjë me atë se çmimi i energjisë elektrike ka ndikim në ndikim të drejtpërdrejtë në koston operative të biznesit dhe me automatizëm e shtrenjton produktin, dhe çka ndodhë, qytetarët përveç që po ngarkohen si ekonomi familjare, po ngarkohen edhe me koston e produktit që ka me ble, produktin tonë kosovar. Produkti jonë kosovar nuk ka me qenë në të ardhmen konkurrent siç ka qenë deri sot me produktin e importuar”, u shpreh Rafuna në emisionin Rubikon.

Të ngjashme

Të fundit