Sipas tij, pagat duhet të rriten me urgjencë, për shkak të normës së lartë të inflacionit.
“A duhet të rriten pagat? Duhet të rriten pagat me urgjencë… Mirëpo çka është shumë e rëndësishme, pavarësisht përqindjes në inflacion e kemi dyshifror dhe kjo tregon se sa na është ulur vlera e parasë dhe sa i ka prek inflacioni për të keq xhepat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye ka qenë nevojë dhe është nevojë urgjente që të rriten pagat në mënyrë që të rritet vlera e parasë dhe duke i rritur pagat qoftë në sektorin publik, se në sektorin privat ka një ngritje të pagave diku më pak diku më shumë varësisht prej mundësive të biznesit ka një lëvizje, kurse në sektorin publik nuk kemi pasë asnjë lëvizje, me përjashtim të një shtese 50 euro që është dhënë për dy muaj ose tre nga ana e Qeverisë”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin e Pagave. Nga 64 deputetë sa morën pjesë në votim, vetëm një ishte abstenim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërsa që opozita nuk e ka përkrahur projektligjin. /Teve1.info/