26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Rafuna reagon ndaj deklaratës së Kurtit: Po i ndërron fjalët

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna komentoi deklaratën e kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, i cili në mbledhje e qeverisë e kritikoi Odën Ekonomike, duke theksuar se koha e barrikadave ka perënduar.

“Ky është një vendim i ZRrE-së, nëse kryeminsitri ka deklaruar kështu, po i ndërron fjalët, sepse ka pasur një paraqitje publike ku ka thënë se ZRrE është e pavarur. Ne kemi kërkuar prej qeverisë një subvencionim që ZRrE-së i nevojitet prej 50 milionëve që ta shtyrë ose me na dhënë ne këtë fazën e tranzicionit që mos me dalë në tregun e lirë. Me 50 milionë që sërish nuk janë private të kryeministrit, por janë të taksapaguesve të këtyre që janë sot këtu, këta e mbushin buxhetin. Me këto 50 milionë e shpëton biznesin, shpëton qytetarët e Kosovë dhe ekonominë e vendit. Ka dhënë edhe më shumë se 50 milionë për tjera qëllime. Ky është qëllim madhor, është interes publik dhe për këtë arsye qeveria me mbrojt interesin publik, me mbrojt qytetarin e Republikës së Kosovës, qytetari mbrohet në këtë mënyrë, jo duke shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën”.

“Nuk e kemi një informatë 100 për qind a ka nënshkruar dikush ose jo, por shumica që janë anëtarë të Odës Ekonomike nuk kanë nënshkruar dhe tani është ajo faza e tranzicionit, ku 60 ditë e ka për obligim KeK-u, por edhe KeK-u me çmim të tregut jo me të rregulluar”, tha Rafuna.

Të ngjashme

Të fundit