31.1 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Rafuna nga Oda Ekonomike: Bizneset po shkojnë në Shqipëri e Maqedoni

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, alarmoi për gjendjen e rëndë të bizneseve në Kosovë. Ai tha se bizneset tona për shkak të kushteve të pafavorshme janë duke shkuar me investime në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Është një situatë tepër shqetësuese, më vjen keq, por bizneset e Kosovës janë duke shkuar me investime në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”, tha Rafuna në Pressing, transmeton Express.

“Maqedonia e Veriut ta ofron për 10 vite pas asnjë tatim e asnjë shpenzim shtesë në cilëndo zonë ekonomike me shku me investu”, tha ai.

“Të dhënat e 2 viteve, kanë kaluar 300-400 milionë investime në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nga bizneset e Kosovës që u dashtë ato biznese me i mbajtë brenda”, shtoi Rafuna.

Të ngjashme

Të fundit