23.7 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Rafuna: Mbi 800 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare janë peng i konstituimit të Kuvendit

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se si pasojë e moskonstituimit të kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë dhe kjo cenon zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se vlera e marrëveshjeve shtë mbi 800 milionë euro.

“Kemi marrëveshje që janë mbi 800 milionë euro ose afër 900 milionëve, të cilat presin në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, marrëveshje që janë të parapara për projekte kapitale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe në përmirësimin e cilësisë apo standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këto marrëveshje nuk po mund të ratifikohen, sepse nuk e kemi Kuvendin”, u shpreh Rafuna për EO.

Të ngjashme

Të fundit