8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rafuna i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të hartojë strategji për parandalimin e ikjes së të rinjve

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht të hartojë strategji të qartë që ta parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi, fenomen ky në rritje sidomos dy vjetët e fundit, raporton Ekonomia Online. 

Rafuna ka folur edhe për importimin e fuqisë punëtore nga shtet e tjera, ku sipas tij, kjo çështje është bërë sfidë për bizneset pasi këta punëtor po e shfrytëzojnë Kosovën si një mundësi për të dal në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai tha se me liberalizimin e vizave nuk pret që do të ketë ikje më të madhe të të rinjve. Pasi sipas tij, ata që kanë pasur qëllim për t’u larguar nga vendi, veç se janë larguar.

“Shqetësuese ka qenë qe dy vitet e fundit që kanë filluar me të madhe me u larguar të rinjtë e të rejat. Për këtë arsye ne kemi kërkuar nga qeveria që ta ketë një strategji në mënyrë që e parandalon shkuarjen e të rinjve por edhe e motivon kthimin e atyre që kanë shkuar tani atje në formën e investitorëve të huaj. Me liberalizim të vizave personalisht unë nuk pres që do të ketë një lëvizje shumë të madhe, për arsye se ata që kanë ndarë mendjen me shkua ata kanë shkuar, kanë gjetur punë”.

“Kjo pa dyshim që do të jetë një mundësi pak më e lehtë. Sepse ne e kemi infrastrukturën e gatshme, të afërm të familjes në Gjermani, Zvicër, Austri e vende te tjera, ku të rinjtë do të shkojnë atje për një vizitë, sepse janë të vetëdijshëm që është vizë turistike dhe do ta ketë me lehtë që të bije në kontakt me një punëdhënës, ta bëjnë një kontratë e pastaj të vije të aplikojë për një vizë pune”, tha ai.

Rafuna ka thënë se duke marr parasysh që procedurat për aplikim për viza pune janë thjeshtësuar në trendi për të dalë jashtë vendi është në rritje dhe për këtë arsye.

“Ne jemi dëshmitarë tani që procedurat për vizë pune janë thjeshtësuar në minimumin e mundshëm. Bile jo vetëm për vizë punë, por ta mundëson pas një periudhe 6-7 mujore tani me ligjin e ri të qeverisë gjermane që me bë bashkim familjarë. Trendi është duke shkuar aty pari, për këtë arsye qeveria duhet me urgjencë me pas një strategji, një plan të veprimit se si me i parandaluar të rinjtë, si me i motivuar ata që me qëndruar në Kosovë. Me ju dhënë një mundësi që ata me hap një biznes të vetin, një strat-up në mënyre që mos ta sheh të ardhmen në BE por në Kosovë”, tha ai.

Kryetari i OEK-ut tha se bizneset në vend janë duke importuar fuqi punëtore nga vendet e tjera e kryesisht nga Bangladeshi e Nepali, por sipas tij, bizneseve edhe me këtë rast po përballen me sfida.

Ai tha se sfida e parë është procedurat e gjata për sigurimin e vizave dhe sipas Rafunës shumica absolute e këtyre punëtorëve janë duke ardhur më tendencë për të shfrytëzuar Kosovën si një mundësi për të dal në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi qenë të parët që e patëm ngrit si alarm ose si çështje se kanë filluar me importua fuqi punëtore, sidomos nga Bangladeshi, Nepalit, por edhe vendeve të tjera. Mirëpo jonë dy sfida edhe me këta punëtorë, e para është çështja e marrjes së vizave po merr kohë edhe procedurë edhe e dyta është çështja se ata shumica absolute e tyre nuk po vijnë me tendencën për mu vendos me punuar në Kosovë, mirëpo po vijnë me duke e shfrytëzuar Kosovën si një mundësi për të dal në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu që edhe kjo është sfidë për bizneset nuk paraqet një siguri që ky do ta merr atë punëtor prej Bangladeshi, mirëpo do ta ketë për një kohë shumë ta gjatë në hapësirat e veta punuese, sidomos kjo është e shprehur të ndërtimtaria”, tha ai për EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit