Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulëzim Rafuna, ka thënë se pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut të lirë të energjisë, bizneset kanë filluar të mbyllen dhe disa po kërkojnë që të dalin të operojnë jashtë vendit.
Ai ka thënë se një biznes me 200 punëtorë është mbyllë.
“Një biznes me 200 punëtor është mbyllë, një tjetër më 50 punëtorë i ka dërgua në pushim të detyrueshëm, kemi kompani që kanë fillu mu bar në Kukës dhe të tjera që kanë fillua me u interesua për zonat e lira ekonomike në Shkup”, ka thënë Rafuna në emisionin “Ditari” të Tëvë1.
Rafuna para protestës së paralajmëruar të 11 qershorit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të refelketojë, duke kërkuar shtyrje të vendimit.
“Kërkesa jonë është urgjente që të reflektohet, kemi kërkua edhe nga Presidentja që të ndërhyjë për të shpëtuar bizneset dhe qytetarët. Kam përshtypjen se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja Rizvanolli nuk po e kuptojnë seriozitetin e situatës”, u shpreh ai.