15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Radoniqi: Personat që nuk dinë shkrim e lexim, asistohen vetëm deri në kabinën e votimit

- Advertisement -

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi foli për votimin me asistencë, proces për të cilin pati ankesë nga qytetarët gjatë ditës.

Për personat që nuk dinë shkrim e lexim, Radoniqi tha se asistohen deri në kabinën e votimit, por në kabinë votojnë vet

“Për hir të informimit korrekt, e shohim të nevojshëm t ë sqarojmë se votimi me asistencë për personat me aftësi të kufizuara ata që nuk mund ta hedhin fletëvotimin është i garantuar me ligjin për zgjedhjet dhe rregulloret e KQZ-së, kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejtë të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të tentojnë të hyjnë persona që nuk kanë aftësi të kufizuar”.

Sipas rregullores zgjedhore të KQZ-së me qëllim të mënjanimit të çfarëdo keqpërdorimi, është vendosur që aftësia e kufizuar e votuesit të dëshmohet përmes dokumentit përkatës.

“Andaj ju bëjmë thirrje këshillave të vendvotimit të vlerësojnë drejt”, përfundoi Radoniqi.

Konferenca e radhët e KQZ-së mbahet në orën 19:30

Të ngjashme

Të fundit