14.3 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Radoniqi: Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur konferencën e parë pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet lokale.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se duke u mbështetur në të dhënat preliminare deri në mbylljen e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 39.26 për qind apo 795 mijë e 33 votues.

Radoniqi dha detaje edhe nga zgjedhjet lokale të para katër viteve, duke thënë se deri në ora 19:00 kishin votuar 770 mijë e 171 votues.

“Deri në mbyllje të vendvotimeve në zgjedhjet lokale të vitit 2021 sipas të dhënave preliminare nga 95 për qind e vendvotimeve kishin votuar 770 mijë e 171 votues apo 43 për qind e votuesve nga 1 milion e 885 e 448 votues”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se aktualisht në shumë vendvotime ka filluar numërimi i fletëvotimeve, teksa procesi i numërimit, sipas Radoniqit, do të zhvillohet në dy etapa.

“Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa. Fillimisht do të numërohen votat për kandidatët për kryetarë të komunave, ndërsa pas përfundimit të kësaj faze do të vazhdohet me numërimin e votave për subjektet politike që garuan për kuvendet komunale. KQZ-ja informon se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitje të ankesave në PZAP”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit