-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

‘Radojiçiq siguroi armatimin nga shteti serb e Aleksandër Vuçiqi’: Deklarata e dëshmitarit për Banjskën

- Advertisement -

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj grupit të Milan Radojiçiq e përmend edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Dëshmitari me nofkën “F1”, i cili e ka pasur mik njërin nga pjesëtarët e këtij grupi, ka treguar se armatimi është marrë në Serbi.

Armatimin që u përdor gjatë sulmin, sipas këtij dëshmitari, e ka siguruar Milan Radojiçiq me lidhje të forta përmes shtetit të Serbisë, përmes Aleksandër Vuçiq dhe njerëzve të tij.

“Po ashtu, ka theksuar se miku i tij i ka thënë se këtë armatim e kanë marrë në Serbi, të cilin armatim e ka siguruar Milani, sigurisht ai me lidhje të forta përmes shtetit të Serbisë, është i bindur se përmes Aleksandar Vucicit dhe njerëzve të tij por që në këto formacione sa i përket pagesës, armatimit, organizimit kanë qenë të përfshirë Milan Radoićić si kryesori i këtij grupi, Marjan Radojevic, Nemanja Radivojevic, Vladimir Radivojevic ( me nofkën “mami’ ) Aleksandar Jevremovic, të cilët secili prej tyre, i kanë udhëhequr nën grupet, të cilat kanë pasur detyra të caktuara për të vepruar në veri.” – thuhet në dëshminë e tij.

Dëshmitari në fjalë po ashtu ka treguar se miku i tij paguhej dy mijë euro në muaj me para kesh për përfshirje në këtë grup.

Sipas tij, grupi ka shkuar me qëllimin “për ta çliruar veriun nga Kosova”.

“Gjithashtu, ka deklaruar se miku i tij e ka thirrur përmes telefonit sepse ky e ka një numër të telefonit, i cili është i Serbisë, por për shkaqe sigurie nuk mund ta jap atë numër dhe ai po ashtu e ka thirrur në këtë numër dhe vazhdimisht ka kontakte me të, ku kontaktet e tij i mban përmes viber-it, ku flet me të, pyetën njëri me tjetrin për familjen, fëmijët. Në vazhdim ka deklaruar se miku i tij i ka thënë se celula ka filluar nga organizata Mbrojtja civile / Civilna Zastita, ku këta persona ishin organizuar me qëllim që të krijojnë strukturë paralele me institucionet e Kosovës, pastaj Milani i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë, të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre Milani i ka paguar nga 2.000 € në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup, ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova, pastaj një natë përpara sulmit Milani i ka thirrur në takim dhe kanë hyrë po të njëjtën natë para agimit diku rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe nga aty ka filluar sulmi.” – ka thënë dëshmitari në fjalë.

Ndërkohë, sipas aktakuzës, prej vitit 2017 deri në 24 shtator 2023, kryeterroristi Milan Radoiçiq kishte nisur me grumbullimin e armatimit të rëndë, uniformave e mbështetjes logjistike për kryerjen e sulmit që u krye në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Në periudhën kohore nga viti 2017 deri më 24 shtator 2023, i pandehuri Milan Radoićić, në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, ku pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë – blerje dhe furnizim me armë të rënda për grupin terrorist, uniforma ushtarake – sigurimi i uniformave për pjesëmarrësit e grupit, mbështetje logjistike – sigurimi I pajisjeve dhe shërbimeve logjistike për operacionet e grupit, pagesën e pjesëmarrësve të grupit – financimi i pjesëmarrësve të grupit terrorist për të siguruar përfshirjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në veprimtaritë kriminale, veprime këto me qëllim të lehtësimit dhe financimit të veprave terroriste, rrjedhimisht krijimit të kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e akteve terroriste.” – thuhet në aktakuzën e siguruar nga gazeta Nacionale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit