Home Lajme Radojeviq: Vendimin për hapjen e urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët

Radojeviq: Vendimin për hapjen e urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët

0
Radojeviq: Vendimin për hapjen e urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se vendimin për hapjen e mundshme të urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët, të cilët, siç ka theksuar ai, kanë paguar çmim të lartë për të vazhduar të jetojnë në pjesën Mitrovicës së Veriut dhe komunat tjera në veri të Kosovës.

“Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, shkroi Radojeviq në Instagram.

Ndryshe, Radojeviq dha dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi përfaqësuesit e serbëve lokalë të Kosovës vendosën të largohen nga të gjitha institucionet, përcjell tanjug.rs.

Exit mobile version