26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Radojçiqi “kërcënon” Kurtin: Do të tregojë koha kush do të vuajë e kush do ta paguajë

- Advertisement -

I arratisuri dhe i kërkuari nga organet e rendit dhe ligjit të shtetir të Kosovës, njëherit edhe në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, Millan Radojçiq, është lajmëruar përmes një shkrimi në faqen zyrtare të Listës Serbe në Facebook, ku shkruan me tone kërcënuese ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “koha do të tregojë kush do të vuajë dhe kush do të paguajë në fund”.

“Albin Kurti, ti si të gjithë okupuesit, mund të bësh ç’të duash por jo aq gjatë sa do ti”, ka shkrua Radojçiq.

Radojçiq shkruan se Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, duke folur nga Brukseli “ka kërcënuar Listën Serbe dhe popullin serb” dhe se “dëshiron hakmarrje ndaj serbëve që s’mund t’i thyejë e as t’i blejë”.

“Në këtë rast, në dijeni që kërcënimet e juaja nuk janë naive sepse në periudhën paraprake ju keni dëshmuar shkaktimin e kaosit, nxitjen e konflikteve dhe urrejtjes, abuzimin e institucioneve dhe përndjekjen e serbëve pa asnjë dëshmi, dhe dua t’ju them se nuk na keni frikësuar as një pikë, as neve në Listën Serbe as popullin serb”, shkruan Radojçiq.

“Nëse jeni veç një okupues që mendon se me forcë do të nënshtros popullib serb, mbajeni në mend që ka më shumë prej neve se ç’mund të arrestosh”, ka shkruar mes tjerash ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit