7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet të vijë në Kosovë

- Advertisement -

Gjykata e Lartë në Beograd refuzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar paraburgim për Milan Radoiçiq, raporton Danas.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Njëkohësisht, Radoçiqit i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Serbisë, dhe i pandehuri është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Radoiçiq pranoi publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit