Sophie Rain, një nga emrat më të njohur të platformës OnlyFans, ka shpallur një objektiv financiar ambicioz: të fitojë më shumë para se legjenda e NBA-së, LeBron James, në vitin 2025.
Gjatë një interviste në podcast-in Bangin’ Out, ku morën pjesë edhe Aishah Sofey, Summer Iris, Alina Rose dhe Ava, Rain u pyet për raportimet se kishte fituar 43 milionë dollarë vitin e kaluar, një shifër që ajo e konfirmoi, duke shtuar me humor se “jam e taksuar deri në palcë”.
Moderatorët e emisionit krahasuan të ardhurat e saj me ato të sportistëve, përfshirë LeBron James, i cili në vitin 2025 do të përfitojë 52.6 milionë dollarë nga kontrata e tij me Los Angeles Lakers. Rain u shfaq e surprizuar kur mësoi se basketbollisti “me zor” e kishte kaluar në fitime.
Kur një nga të ftuarat i tha: “Vitit tjetër e kalon”, Rain u përgjigj pa hezitim: “Po, vitin tjetër”.
Sipas saj, rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. “Do të doja të thosha se është aq e thjeshtë sa duket, por nuk është. Kam sakrifikuar shumë për të arritur këtu, përfshirë edhe gjendjen time mendore”, tha ajo, duke shtuar se ndryshimet e mëdha e kanë stresuar, por ia ka vlejtur në fund kur ke parime dhe e di ku qëndron me besimin tënd.
Ndërkohë, LeBron James, përveç pagës së tij marramendëse nga Lakers, ka edhe investime e biznese të shumta që i sjellin miliona të tjera. Për ta kaluar atë në të ardhura totale, Rain do të duhet të kapë shifra edhe më të mëdha vitin e ardhshëm.
Këtë vit, ajo u largua nga “Bop House” pas raportimeve për tensione me disa prej vajzave të tjera në shtëpi, por duket se planet e saj financiare janë më të mëdha se çdo dramë personale.