23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Radhë të gjata në kufirin Bllacë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Policia shpërndan ujë për tifozët

- Advertisement -

Në prag të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë që zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”, në pikën kufitare të Bllacës janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Për të lehtësuar pritjen e tifozëve që presin për të kaluar kufirin, Policia në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup ka nisur shpërndarjen e ujit tek drejtuesit e makinave.

Kjo masë u mor për shkak të temperaturave të larta dhe pritjeve të gjata në kufi, duke synuar të mbështesë dhe ndihmojë qytetarët gjatë kalimit drejt ndeshjes së shumëpritur.

Të ngjashme

Të fundit