11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Raci: Në vitin e kaluar thoshim se s’ka rrezik për luftë, por pastaj na ndodhi sulmi në Banjskë

- Advertisement -

Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se edhe para një viti kishte ndodhur pothuajse e njëjta gjë me debate dhe deklarata në opinion se nuk ekziston rreziku në fushën e sigurisë në Kosovë, dhe se ditë pas kësaj kishte ndodhur agresioni në Banjskë.

Raci kështu u deklarua në emisionin e Klan Kosovës “Rubikon” derisa fliste për temën ” Kë po e frikëson Serbia me Luftën e Tretë Botërore?”.

“Më duket fiks para një viti në Rubikon kemi diskutuar se nuk ka rrezik se e kemi NATO-n, pas pushimeve të gushtit befas na ndodhi një sulm terrorist, neve na u vra një polic, na hynë brenda në territor. Tendenca ishte për të bërë një Donbas të Ukrainës, në Mitrovicë”.

“Tendenca me relativizu e për të mos bërë panik është mirë, e kemi një rast të freskët që para një viti na ka ndodhur diçka e tillë edhe asokohe kur kujtoj, thonim në veri ka shkelje të veriut, tash themi ka tendenca për shovinizëm, por cili qytetar serbë i Kosovës u vra në veri, cili u burgos, atje u arrestua Llune, njeriu që ka qenë kryesor për krimin e organizuar dhe mbajtjen e veriut nën kontroll”.

“Nuk është mirë t’i përmendim të gjithë, në një vend demokratik që nuk ka të bëjë aspak me formën që qeverisjes dhe tërheqjen e paraleleve me qeverinë e Serbisë”, ka thënë Raci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit