15 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Rachel Zegler zbulon këshillën e çmuar të Helen Mirren gjatë momenteve të vështira në Hollywood

- Advertisement -

Rachel Zegler ka rrëfyer këshillën e mençur që i dha aktorja legjendare Helen Mirren, në një periudhë kur ajo po përballej me kritika dhe presion të madh në industrinë e filmit.

Aktorja 24-vjeçare, e cila aktualisht luan në West End me muzikalin “Evita”, u përfol shumë pas ribërjes së “Snow White” nga Disney.

Gjatë një bisede me Helen Mirren në xhirimet e “Shazam! Fury of the Gods”, ajo thotë se mori një “thirrje zgjimi”, shkruan DailyMail.

“Kur isha 20 vjeç, do të kisha bërë gjithçka për të qenë në vendin tënd”, i tha Helen. “Unë mbijetoja ditë pas dite duke bërë teatër”.

Rachel theksoi se kjo këshillë i kujtoi sa me fat është që arriti sukses kaq herët.

Zegler u bë e famshme në moshën 17-vjeçare me rolin e Marias në “West Side Story” të Spielberg, që i hapi dyert për role të rëndësishme në “The Hunger Games” dhe “Snow White”.

Së fundi, ajo falënderoi publikun e Londrës për mbështetjen e jashtëzakonshme në “Evita”, duke e quajtur projektin “një rol ëndrre me një kast ëndrre”.

Ndërkohë, aktorja po shijon edhe jetën personale, teksa është parë e lumtur me partnerin e saj, balerinin Nathan Fernand. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit