Një 52-vjecar ka vdekur në Mitrovicë, nën rrethana të dyshimta.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se viktima dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij që gjendet në lagjën “Tjegullore”.
“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën “Ismail Loshi në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të lll-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar”, tha Zahiti.
Zahiti shtoi se deri me tani nuk dihen rrethanat e rastiti por se Policia ka nisur hetimet.