17.7 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Ra nga kati i shtatë i banesës, vdes tragjikisht një vajzë në Prishtinë

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike tronditi sot Prishtinën.

Një vajzë, afro 26 vjeç, dyshohet të ketë rënë nga kati i shtatë i banesës, shkruan IndeksOnline.

Viktima raportohet se nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Tragjedia ka ndodhur në lagjen Lakrishtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekipin e Forenzikës kanë nisur hetimet.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Të ngjashme

Të fundit