13.3 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Ra nga kati i dytë i hotelit, 19-vjeçari në Ksamil përfundon në spital

- Advertisement -

Një 19-vjecar në Ksamil fatmirësisht i ka mbijetuar më së keqes në mëngjesin e hershëm të së mërkurës.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ai ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i hotelit ku po qëndronte dhe pas intervenimit është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe po qëndron aktualisht.

Sipas policisë i riu është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit