Home Lajme Ra nga ballkoni derisa po luante me vëllain e tij binjak, vdes 10-vjeçari

Ra nga ballkoni derisa po luante me vëllain e tij binjak, vdes 10-vjeçari

0
Ra nga ballkoni derisa po luante me vëllain e tij binjak, vdes 10-vjeçari

Disa me vetura e disa në këmbë, familjarë e dashamirë, shokë e shoqe, të gjithë bashkë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Leonis Sadikajt nga Deçani.

Loja që po bënte me vëllain e tij binjak, mesditën e së dielës ishte vdekjeprurëse.

Ai ra nga një distance 1.5 metra nga ballkoni i shtëpisë së dajëve të tij ku mbeti i vdekur në vend.

Ora e varrimit po afrohej, numri i pjesëmarrësve po rritej.  

Gjithçka për ceremoni ishte bërë gati.

Por kaq gati për tu përshëndetur me të nuk ishte shoqëria e tij që çdo ditë e takonte në klasë.

Pas tyre erdhën familjarët, që ju shihej dhimbja.

Ceremonia e varrimit filloi.

Shkolla ku vijonte mësimin Leonisi lexuan telegramin e ngushëllimit.

Ngushëllime kjo familje pranoi edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas kësaj Leonisi u varrosë.

Të gjithë luteshin për shpirtin e tij.

Vdekja e tij e kishte konstatuar Spitali i Pejës.

Exit mobile version