7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ra në kontakt me rrymën, vdes 7-vjeçari nga Gjakova

- Advertisement -

Mbrëmjen e së dielës një 7 vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

“Me datën 21.02.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka deklaruar Elezaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit