13.2 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Qyteti Yonkers i Nju Jorkut shpall 20 tetorin zyrtarisht si “Dita e nderuar e Ramush Haradinajt”

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni të veçantë është vlerësuar nga kryetari i qytetit Yonkers në New York, Mike Spano, me “Mirënjohjen e qytetit”.

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj ceremonie vlerësimi për të, data 20 tetor është shpallir zyrtarisht si “Dita e nderuar e Ramush Haradinajt”.

“Në një ceremoni të veçantë në qytetin Yonkers, New York, kryetari i qytetit, z. Mike Spano, më vlerësoi me “Mirënjohjen e qytetit”. Njëherësh, duke shpallur zyrtarisht datën 20 tetor 2024 si “Dita e nderuar e Ramush Haradinajt, me motivacionin; “Për njohjen e shërbimit shumëvjeçar ndaj vendit të tij dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, si dhe në shërbimin publik”, ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Në një ceremoni të veçantë në qytetin Yonkers, New York, kryetari i qytetit, z. Mike Spano, më vlerësoi me “Mirënjohjen e qytetit”. Njëherësh, duke shpallur zyrtarisht datën 20 tetor 2024 si “Dita e nderuar e Ramush Haradinajt, me motivacionin; “Për njohjen e shërbimit shumëvjeçar ndaj vendit të tij dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, si dhe në shërbimin publik”.

Gjithashtu në këtë ceremoni, Kryetari Spano shpalli gjithashtu 20 tetorin 2024 si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në qytetin Yonkers.

Ky nderim është një vlerësim jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe të integruar në NATO, si dhe në miqësinë e palëkundur mes popullit tonë dhe atij amerikan. E dedikoj këtë mirënjohje bashkëluftëtarëve të mi në radhët e UÇK-së dhe çdo ushtari amerikan që ka shërbyer në Kosovë. Ky çmim është dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përjetshme!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit