Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni të veçantë është vlerësuar nga kryetari i qytetit Yonkers në New York, Mike Spano, me Mirënjohjen e Qytetit.
“Në një ceremoni të veçantë në qytetin Yonkers, Neë York, Kryetari i qytetit, z. Mike Spano, më vlerësoi me Mirënjohjen e Qytetit. Njëherësh, duke shpallur zyrtarisht datën 20 tetor 2024 si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt, me motivacionin; “Për njohjen e shërbimit shumëvjeçar ndaj vendit të tij dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, si dhe në shërbimin publik” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i tij: