-5.7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

“Qyteti ka sherif të ri”, thotë Vance për Trump në Mynih, europianëve u thotë “të mos kenë frikë”

- Advertisement -

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, në Konferencën e Munich-ut, duke iu referuar presidentit Donald Trump, tha se tash “ka një sherif të ri në qytet”.

Shtetet e Bashkuara mund të mos pajtohen me pikëpamjet e Gjermanisë, vazhdon ai, por “ne do të luftojmë për të drejtën tuaj për t’i ofruar ato”.

Vance thotë se ai parashikon që tema të tilla si buxhetet e mbrojtjes do të diskutohen në konferencë në ditët në vijim dhe u thotë të mbledhurve se SHBA beson se vendet europiane duhet të luajnë një “rol më të madh” në të ardhmen e kontinentit, shkruan BBC.

Ai më pas thotë se po bëhet më pak e qartë se për çfarë po mbrohet Europa.

“Cili është vizioni pozitiv që e gjallëron këtë kompakt sigurie”, pyet ai.

JD Vance më pas vazhdoi t’u kërkojë liderëve europianë që të “përqafojnë atë që ju thonë njerëzit tuaj, edhe kur është befasuese, edhe kur nuk jeni dakord”.

“Kjo, për mua, është magjia e madhe e demokracisë. Nuk është në këto ndërtesa guri apo hotele të bukura. Nuk është as në institucionet e mëdha që kemi ndërtuar së bashku si një shoqëri e përbashkët. Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë”, tha ai.

Ai përfundon duke cituar Papën polak Gjon Pali II, “një nga kampionët më të jashtëzakonshëm të demokracisë në këtë kontinent apo në ndonjë tjetër”, nga predikimi i tij inaugurues në vitin 1978: “Mos ki frikë”.

Ne nuk duhet të kemi frikë nga njerëzit tanë, edhe kur kjo shpreh pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqjen e tyre”, përfundon ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit