Në Mitrovicë, procesi zgjedhor i balotazhit po shoqërohet me disa vështirësi për qytetarët që kanë hasur probleme me listat e votuesve.
Një qytetare nga ky qytet ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk e gjeti emrin në qendrën e saj të votimit.
Sipas saj, emri figuron në një lokalitet tjetër, por ajo ka thënë se nuk do të shkojë atje për të votuar, pasi vendndodhja është shumë larg.






