Policia në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme një qytetare ka dorëzuar një kuletë që e kishte gjetur në rrugë.
Në të kishte 280 euro, 500 franca zvicerane dhe dokumente, ato i janë kthyer pronarit falë saj.
Njoftimi i plotë:
Me datë 21. 08. 2024, në Stacionin Policor Pejë, ka ardhur qytetarja, F. H. e cila ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
– Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro
– Pesëqind (500) franga Zvicerane
– Dokumente personale
Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetarit (viktimës)
Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.