9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Qytetari serb ankohet se u keqtrajtua nga njësitet speciale, Policia thotë se rastin e kanë dërguar në IPK

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë nga një qytetar serb, i cili ka pretenduar se është rrahur dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të njësisë speciale të shtunën.

Veton Elshani zëvendësdrejtor i PK-së për rajonin e veriut, ka thënë se rasti është përgatitur për në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Policia e ka pranuar një ankesë prej qytetarit në fjalë dhe e kemi përgatitur rastin për IPK”, ka thënë ai.

Portali serb nga Kosova, Kosovo Online ka publikuar një artikull ku pretendohet se të shtunën, pjesëtarët e njësisë speciale të Kosovës kanë rrahur serbin Vlad Babudovac nga fshati Bube afër Zubin Potokut dhe i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit