Home Lajme Qytetari plot mllef: Hotin e qitën n’pushkë për një ‘razume’, Kurti flet ka gjysë ore serbisht

Qytetari plot mllef: Hotin e qitën n’pushkë për një ‘razume’, Kurti flet ka gjysë ore serbisht

0
Qytetari plot mllef: Hotin e qitën n’pushkë për një ‘razume’, Kurti flet ka gjysë ore serbisht

Përderisa sot është mbajtur protesta e Partisë Socialdemokrate kundër krijimit të Asociacionit, qytetarët janë treguar shumë të nervozuar e të zhgënjyer nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

I pyetur nga Nacionale, një nga pjesëmarrësit në protestë e ka kritikuar rëndë kryeministrin për përkujtimet që u ka bërë Ivanoviqit e Gjingjiqit në gjuhën serbe, duke kujtuar edhe kohën kur ish-kryeministri Avdullah Hoti në një takim me Vuçiqin i ishte drejtuar këtij të fundit me një fjalë serbisht dhe mënyrën se s’i ishte linçuar Hoti.

“Me mi bo heronjë serbët, Ivanoviqin e Gjingjiqin a po. Me folë ka gjysë ore serbisht. Avdullah Hoti për një fjalë ‘razume’ e patën qitë n’pushkë,”- është shprehur ai.

Qytetari më tej ka thënë se Kurti e ka gënjyer popullin se s’do ta bëjë Asociacionin.

“E ka rrejtë këtë popull, ka thanë ama mu votën se unë nuk e bëj, tash po pranon ma tepër se Asociacion. Është psikopat, mashtrues, njeri i krisur,”- ka shtuar ai.

Në protestën e mbajtur nga PSD, është deklaruar edhe kryetari i subjektit, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrimet e tij.

“Unë besoj fuqishëm që e vërteta është e jona. Askush në Kosovë nuk beson që duhet të lejohet entitet politik, parallel, etnik. Besoj që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur qeverinë e cila u dorëzu para nevojës për të mbajtur pushtet. Kurgjo nuk ka ndërru në Kosovë, as në Serbi, që me e ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndërru, është që kryeministri tash po e don pushtetin më shumë se sa shtetin,”- ka thënë ai.

Exit mobile version