Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestë më 07.08.2025 në ora 17:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Kjo protestë është thirrur për shkak të padrejtësive të Gjykatës Speciale, shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve dhe mungesën e përgjegjësisë nga institucionet e Kosovës. Protesta do të mbahet me datë 7 gusht ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Qytetarët e kanë mirëpritur organizimin e protestës në mbrojtje të UÇK-së.
Vullneti, gatishmëria dhe përkushtimi për të marrë pjesë në këtë protestë është aq i madh, saqë një qytetar e ka nxjerr biletën e aeroplanit për të ardhur nga Londra në Prishtinë për të protestuar e pastaj po atë ditë do të kthehet përsëri në Londër.
Qytetari Gazmend Mehmetaj e ka publikuar biletën e aeroplanit dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestë.
“Unë do të jem aty”, ka shkruar ai.