Policia në Ferizaj ka njoftuar se një qytetar në Shtime e ka dorëzuar kuletën që e kishte gjetur në një qendër tregtare në Koshare.
Aty kishte dokumente dhe 233 euro.
“Me datën 13.04.2025, rreth orës 16:00 një qytetar nga Shtimja, H. Bungu,40 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal”.
Policia ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.