33.6 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Qytetari në Klinë e dorëzon në polici kuletën që e gjeti në shesh, në të kishte 1700 euro

- Advertisement -

Një qytetar në Klinë e ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në sheshin “Skënderbeu”.

Në të kishte 1700 euro. Ato i janë kthyer pronarit.

“Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu” nё Klinё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”

Të ngjashme

Të fundit