Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën më 24 shtator rreth orës 11:00, një qytetar nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçare ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj.
Musliu menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë: 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë