5.1 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Qytetari e gjen kuletën në QMF, e dorëzon në Polici

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se një qytetar në Shtime ka dorëzuar në polici një kuletë.

Atë e kishte gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Në të kishte:

– një patentë shoferi

– një letërnjoftim

– një kartelë bankare

– para në vlerë prej 90.65 euro.

Ato i janë kthyer pronarit.

“Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit