23.4 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Qytetarët vushtrrias u njoftuan për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë

- Advertisement -

Instituti per Hulumtime dhe Politika Zhvillimore – POLIS  në komunën e Vushtrrisë ka realizuar një sesion informues për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, duke u fokusuar në përfitimet që ky proces sjell për banorët lokalë dhe komunitetin në tërësi.

Gjatë këtij sesioni, qytetarët u njoftuan për rëndësinë e të dhënave të sakta demografike dhe socio-ekonomike, të cilat ndihmojnë në planifikimin më të mirë të shërbimeve publike, përmirësimin e infrastrukturës dhe alokimin më efikas të resurseve.

Po ashtu, u theksua se regjistrimi kontribuon në zhvillimin e politikave më të drejta dhe të qëndrueshme, duke u bazuar në nevojat reale të popullatës, çka përmirëson cilësinë e jetesës për të gjithë qytetarët e komunës së Vushtrrisë dhe më gjerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit