Rreth 65 mijë persona morën kredi nga institucionet kredidhënëse për periudhën e parë tremujore të vitit aktual, bazuar në të dhënat e gjeneruara sipas sistemit të regjistrit të kredive në Bankën Qendrore të Kosovës.
Në mesin e tyre është edhe Fatmir Sopi nga Prishtina.
Tash e 18 vite Sopi i paguan bankës kreditore këstin mujor, për të cilin thotë se po ka vështirësi ta paguaj për shkak të krizën ekonomike.
“Qe 18 vjet kam kredi, mos me kanë vllaznia me më ndihmu me pare nuk e di qa kisha bo…”, thotë ai.
Të vështirë për ta paguar këstin e kredidë e ka edhe një qytetar tjetër.
“Boll vështirë, po gjindemi qysh po mundemi po çdo ditë e më vështirë është…”, shprehet Bashkim Latifi
Megjithatë, përmes një përgjigjje elektronike nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se pritet të fillojnë gradualisht të lehtësojnë politikat monetare, gjë që sipas tyre, do të ndikoj në uljen e normave reale të interest.
“Me ngadalësimin e shkallës së inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve, Bankat Qendrore pritet të fillojnë gradualisht të lehtësojnë politikat monetare, gjë që do të ndikoj në uljen e normave reale të interesit. Transmisioni i politikës monetare mbetet të shihet se kur do të filloj të jap efekt në dinamikat e çmimeve. Ulja potenciale e normave reale të interesit, do të reflektohej edhe në Kosovë, më konkretisht, përmes rënies së normës referente (Euriborit), duke ndikuar kryesisht kreditë që janë disbursuar me norma variabile të interest”, thuhet nga BQK.
Ndërkaq, profesori universitar në fushën e ekonomisë, Nagip Skenderi vlerëson se bankat do duhej të zbritnin normat e interesit të kredive.
Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi në muajin shkurt të këtij viti ishte 6.5 për qind derisa në shkurtin e vitit 2022 ishte 5.8 përqind.