Kjo derë sekrete në një barnatore në Ferizaj të çon drejt pakove me barna pa banderolë.
Ky ishte aksioni i së mërkurës nga Njësitët Antikontrabandë të Doganës së Kosovës.
Një bunker i fshehur mes barnave zbuloi 1.173 paketime ilegale.
Dogana në njoftimin e saj bëri të ditur që do të kryejnë kontrolle shtesë në barnatoret ku dyshohet se janë shpërndarë këto barna
E disa nga qytetarët thonë se nuk i kontrollojnë nëse barnat kanë banderolë.
Sipas tyre për shkak të nevojës së madhe për pajisje me to në disa raste mjafton që të gjenden.
Megjithatë qytetarët thonë se e kuptojnë rrezikun.
“Kur e ki një të sëmurë në spital, sidomos përshembull në intenzivë jeni detyrum ken e s’ken, me qenë, mos me qenë të çertifikume me ble ai i smuti po e lyp”, ka thënë Nehbi Blenishi- qytetar.
“Ndoshta ky kaosi i jetës na ka marr përpara nuk ndalemi me analizu shumë gjana. Përndryshe kur ndalesh dhe e mendon është një problematik në vete. – Faji është në të dy anët. Po as na shikojm banderollat e këto të tjerat. Po në anën tjetër ndoshta ka vend për një siguri më të madhe”, shprehet qytetari Bujar Ademi.
E nga Oda e Farmacistëve thonë që vendimi i marr nga Ministria e Shendetësisë për unifikimin e çmimit ka kontribuar në rritjes së kontrabantës së banrave.
“Shkaktari kryesor i rritjes së kontrabantes të barnave vjen si pasoj e vendimeve të gabuara nga Ministri i Shëndetësisë në detyrë për unifikimin e çmimeve të barnave. Pra, flasim për vendimin jo ligjin….Barnat pa banderol apo jo të autorizuara nga Agjencioni për Produkte dhe Paisje Medicinale nuk guxojn të përdoren dhe të njejtit konsiderohen ilegale”, thotë Astrit Haxhijaha- nënkryetar i odës.
Televizioni ka kontaktuar Ministrinë e Shendetësisë për të marr një qëndrim në lidhje me këtë çështje, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.
E tentativa për futjen e barnave në mënyrë të paligjshme nuk është një dukuri e re.
Jo më larg se të martën, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë që po shpërndante barna pa banderola në barnatore të ndryshme.