Pak metra larg Komunës së Prishtinës, gjendet objekti i shkollës së parë shqipe, ndaj të cilës qytetarët janë ndier të rrezikuar pasi fasade dhe një pjesë e tullave të këtij objekti të vjetër janë shembur, raporton Ekonomia Online.
Gjatë së shtunës, ekipet emergjente kanë reaguar, teksa kanë kërkuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të sigurojë hapësirat e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilët e kanë nën menaxhim.
Ekonomia Online ka kërkuar sqarime nga MKRS-ja po të njëjtit nuk janë lajmëruar thirrjeve të redaksisë.


