17 C
New York
Thursday, October 3, 2024

Buy now

Qytetarët presin në radhë për t’u kontrolluar në QKUK në vapë të madhe, Haxhiu: Ky realitet për Kurtin është si në Zvicër

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar gjendjen e pacientëve në QKUK që po presin në rradhë për t’u kontrolluar.

Ai ka publikuar një fotografi në Faceboook ku shihen qytetarë të shumtë, tek sa presin në radhë për një vizitë tek mjeku në këtë vapë të madhe.

Haxhiu krahas fotografisë ka shkruar se ky realitet për Kurtin është si në Zvicër dhe se propaganda dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.

“Ky është realiteti i mëngjesit të sotëm, pacientët duke pritur në radhë në QKUK, në temperaturat e lart që po mbretërojnë. Dhe ky realitet për Kurtin është si në Zvicër.
Propaganda dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.”- ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/share/p/QJF8tMhqPLt6Fn9j/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit