3 C
New York
Sunday, March 23, 2025

Buy now

Qytetarët në Skenderaj gjejnë para, i dorëzojnë ato në polici që t’i kthehen pronarëve 

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në dy raste të ndara qytetarët në Skenderaj kanë gjetur para dhe ato i kanë dorëzuar në polici për t’i kthyer tek pronarët e tyre.

Në njërin rast, policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij, ndërsa në rastin tjetër policia njofton se është ende në proces të identifikimit të pronarit në mënyrë që t’i kthehen paratë.

Njoftimi i plotë:

Në dy raste të ndara qytetarët në Skenderaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Skenderaj, Korrik 2022

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për ti kthyer te pronarët e tyre.

Dje me datë 10.08.2022, qytetari Valdrin Fazliu në një vendparkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale. Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni ti ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij.

Ndërsa sot me datë 11.08.2022, gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave ndërsa pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij.

Këto gjeste të qytetarëve janë shembuj të qytetarisë dhe humanizmit por njëkohësisht tregojnë besueshmërinë që policia ka te qytetarët. Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor  dhe për besimin e tyre ndaj policisë.

Në dy raste të ndara qytetarët në Skenderaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici Skenderaj, Korrik 2022Dy qytetarë…

Posted by Kosovo Police on Thursday, August 11, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit