Në mbështetje të protestës ka dalë, edhe gazetari Vehbi Kajtazi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se pas dënimit të Calit, nuk i beson më kësaj gjykate.
Kajtazi ka shkruar se do të jetë i pranishëm në protestën e 24 dhjetorit.
Përveç familjarëve të “Calit”, në mbështetje të protestës ka dalë edhe djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, Ilir Tahiri.
Të gatshëm për pjesëmarrje në protestë janë treguar edhe bashkëatdhetarët në Gjermani.
Nën sloganin “Jo në emrin tim”, protesta ndaj vendimit të Speciales do të mbahet të shtunën me 24 dhjetor, nga ora 14 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, me 26 vjet burgim. Ky është aktivendimi i parë i Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime lufte në Kosovë.