Zyrtarja dhe ish-deputetja e Vetëvendosjes, Liza Gashi, mbrëmë në “Pressing” të T7 konstatoi begati financiare të qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas saj, “kurrë nuk kanë pasur para më shumë se tash”.
Lirim Mehmetaj, gazetar në “Vox Kosova”, përdori cilësor të ashpër si “budallë” referuar asaj dhe të ngjashmëve miratues ndaj deklaratave të saj.
“Veç paramendojeni… Në SHBA kanë hallin e Kosovës që po i ikë rinia. A në Kosovë, ajo zëvendësja e Donika Gërvallës mbrëmë në Pressing kish thanë: Populli po ka pare. Tyyyyksh atje bre budallë”, shkroi Mehmetaj.






