Pirjen e kafes në një ambient me ajër të pastër po i gëzohen qytetarët jo duhan pirës në kryeqytet.
Ata thonë që kanë vërejtur që me intensitet të lartë po vazhdon zbatimi i masave mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit publik nga prija e duhanit.
Andaj shpresojnë që kjo gjendje të vazhdojë nëpër lokalet e Prishtinës.
Edhe pse respektojnë vendimin, pronarë e menaxherë kërkojnë që të merret një vendim i ri dhe të lejohet një pjesë e veçantë për klientë që pinë cigare.
Nga 04 deri më 29 janar, nga inspektorati sanitar, janë shqiptuar 520 gjoba.
“Gjobat janë shqiptuar me shumë për subjektet afariste dhe atë varësisht se a ka qenë biznes individual apo SHPK: Gjobat për personat fizike janë shqiptuar me nga 50 €, gjobat ne vend për bizneset individuale nga 200 deri 500 €, gjobat ne vend për SHPK nga 500 deri ne 1000 € dhe për subjektet recidiviste gjobat janë shqiptuar nga 1000 €”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Që nga 4 janari deri më 17, Prishtina prinë me numrin e gjobave të shqiptuara për kontrollin e duhanit që janë 119 derisa Gjilani ka vetëm 2 gjoba të shqiptuara.